Banesën me qira e kishte kthyer në ‘shtëpi bari’, prangoset 62-vjeçari, e pësojnë edhe dy elektricistë Foto Ilustruese

Banesën me qira e kishte kthyer në ‘shtëpi bari’, prangoset 62-vjeçari, e pësojnë edhe dy elektricistë

10:13, 09/05/2021
A+ Aa A-

Një 62-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi akuzohet për kultivim droge. Në kuadër të operacionit të koduar “Papafingo” u arrestua shtetasi me inicialet P.Ç., banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira (papafingo), në lagjen nr. 13, Durrës, u konstatua se ky shtetas e kishte përshtatur banesën, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Papafingo”.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, i cili banesën e marrë me qira e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Procedohen penalisht dhe 2 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga stacioni i Policisë Plazh u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Papafingo”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 62 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e marë me qira (papafingo), në lagjen nr. 13, Durrës, u konstatua se ky shtetas e kishte përshtatur banesën,  me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Gjithashtu u proceduan penalisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. E., 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe S. D., 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, të cilët nuk kanë përmbushur detyrën sipas ligjit, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë narkotike canabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco