Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Përndiqte prej 4-vitesh një grua, arrestohet 47-vjeçari në Krujë

Përndiqte prej 4-vitesh një grua, arrestohet 47-vjeçari në Krujë

09:25, 09/05/2021
A+ Aa A-

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një grua.

Burime zyrtare nga policia e Krujës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet L.T., banues në Krujë.

Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen me inicialet E.Q.

Deri me tani nuk dihen detaje nga ngjarja ne fjale, ndersa policia po heton rreth rastit.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L.T.,  47 vjeç,  banues në Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen E.Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco