EMRAT/ Shkaktuan incidente në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, arrestohet presidenti i Kastriotit dhe…

EMRAT/ Shkaktuan incidente në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, arrestohet presidenti i Kastriotit dhe…

08:45, 09/05/2021
A+ Aa A-

Shkaktuan tensione Presidenti i një ekipi futbolli dhe drejtori teknik kanë rënë në prangat e policisë, pasi shkaktuan tensione dhe ndërprerën ndeshjen Tirana-Kastrioti.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Alban Vogli, 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli si dhe Gazmend Vogli, 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli, ndërsa akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco