FOTO/ Vdesin 3 anëtarë të familjes nga Gjilani, dyshohet helmim nga ushqimi në Shqipëri

FOTO/ Vdesin 3 anëtarë të familjes nga Gjilani, dyshohet helmim nga ushqimi në Shqipëri

22:23, 08/05/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin tonë, ku tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur.

Sipas informacioneve dhe asaj që bëjnë me dije mediat në Kosovë, ata dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Shqipëri.

Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngushëlluar familjen Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve.

“E nderuar familje Haliti, me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco