EMRAT/ Kapen me qindra kg kokainë të ‘klasit A’ dhe mbi 400 mijë £, prangosen 4 shqiptarë

EMRAT/ Kapen me qindra kg kokainë të ‘klasit A’ dhe mbi 400 mijë £, prangosen 4 shqiptarë

17:24, 08/05/2021
A+ Aa A-

Një operacion i madh policor i zhvilluar nga policia britanike ka vendosur në pranga dy shqiptarë, pasi iu gjetën një armë zjarri, municion, 60,000 £ dhe kokainë u kap në një apartament të tyre në Londër.

Policia speciale bastisi shtëpinë në Claremont Road, Brent Cross, në veriperëndim të Londrës ku kapën mbi 100 mbështjellëse të kokainës, peshore dhe sende të tjera të tregtimit të drogës, së bashku me 60,000 £ të dyshuara se vijnë nga aktivitete kriminale.

Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe u akuzuan për armëmbajtje dhe municion, posedim kokaine dhe posedim të pasurisë kriminale.

Ndërkohë dy ditë më parë, në Londrën Perëndimore u kapën mbi 80 kg kokainë dhe 400 mije paund, pas një  operacioni në Colindale.

Shqiptarët Arjel Selfo, 41 vjeç dhe Ardit Saraseli, 29 vjeç, të dy nga Arctic House, u akuzuan të premten se po mbushnin qytetin me kokainë të kalist A.

Saraseli u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Willesden sot dhe u caktua në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Harroë Croën muajin tjetër. Selfo pritet të paraqitet në gjykatën e magjistraturës javën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco