Vrau bashkëshorten në derën e gjykatës/ Koço Buzo: Nuk jam unë autori, isha në shtëpi kur …

Vrau bashkëshorten në derën e gjykatës/ Koço Buzo: Nuk jam unë autori, isha në shtëpi kur …

15:28, 08/05/2021
A+ Aa A-

Edhe pse  në vendin e krimit kishte shumë dëshmitarë, Koço Buzo, bashkëshorti që vrau gruan e tij pranë derës së gjykatës së Elbasanit, ka habitur jo pak me deklaratën e dhënë prej tij në polici.

Ai ka dëshmuar përpara oficerëve të policisë gjyqësore të Elbasanit kur u pyet për vrasjen e bashkëshortes së tij Lilianës, ka mohuar të ketë qenë ai vrasësi.

Buzo ka thënë se në momentin e vrasjes ai ka qenë në shtëpi dhe jo në vendin ku u vra bashkëshortja.

Madje, ai thekson se vrasjen e bashkëshortes e ka mësuar nga shokët e tij dhe se me Lilianën kishte gjashtë muaj që nuk fliste.

Liliana Buzo u qëllua dy ditë më parë sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dai Jaku08/05/2021 23:33

Edhe ky polic mësoi nga klubi rilindas ku bën pjesë se mjafton të gënjesh sa të mundesh dhe del palagur, njësoj si ata që vranë e vodhën votat.

Shto koment

Denonco