Kush është pedagogu nga Kukësi që humbi jetën në aksidentin tragjik në Milot

Kush është pedagogu nga Kukësi që humbi jetën në aksidentin tragjik në Milot

14:54, 08/05/2021
A+ Aa A-

Fitor Ollomani është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi paraditen e së shtunës në aksin Milot-Morinë.

Aktualisht, Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore në Kukës dhe punonte si pedagog i jashtëm në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, ku ishte i specializuar për lëndët e gjuhësisë.

Raportohet, se 35-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës në momentin që ka ndodhur aksidenti. Mjeti që drejtohej nga Ollomani është përplasur nga një “Benz”.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, mes tyre edhe bashkëshortja e pedagogut. Ata janë dërguar për në Spitalin e Traumës.

Aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur në aksin Milot - Morinë

Një aksident me një viktimë dhe dy të plagosur ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur Ura me harqe. Mësohet se ka ndërruar jetë Fitor Ollomani, 35 vjeç nga Kukësi, nga përplasja e dy makinave, një Benz me një Volkswagen.

Policia tha se Benz-i që drejtohej nga Z. L dhe ku ishte pasagjer Gj.T, është përplasur me Volkswagen-in që drejtohej nga viktima, Fitor Ollomani, 35 vjeç dhe ku ishte pasagjere edhe një grua me iniciale A.M.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen shoferi i mjetit Volkswagen, Ollomani, kurse të tjerët kanë marrë dëmtime. Në spitalin e Traumës në Tiranë janë dërguar pasagjerja e viktimës me iniciale A.M si dhe drejtuesi i Benz-it, shtetasi Z.L.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco