Fshihej në Angli prej 5 vjetësh, Interpoli zbulon burrin nga Paskuqani që 'gjobiti' biznesmenët

Fshihej në Angli prej 5 vjetësh, Interpoli zbulon burrin nga Paskuqani që 'gjobiti' biznesmenët

13:16, 08/05/2021
A+ Aa A-

Interpol Tirana në bashkëpunim me skuadrën e ekstradimeve në Scotland Yard dhe policinë lokale të South Yorkshire, i kanë dhënë fund fshehjes pesë vjeçare të një të kërkuari nga drejtësia shqiptare që fshihej në Angli.

Top Channel duke iu referuar njoftimit të gjykatës së ekstradimeve raporton se është arrestuar për llogari të Interpol Tiranës, Binak Gecaj 48 vjeç pasi akuzohet për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”  ngjarje e ndodhur në vitin 2016. Gecaj do të dalë përsëri më 12 maj para kësaj gjykate për të vijuar procesin ekstradimit.

Në vitin 2018, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin Krimin e Organizuar në lidhje me procedimin penal të Binak Gecajt  kërkonte "dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr.08 të Vitit 2016, kundër të pandehurit Binak (ndryshe Paulin) GECAJ, i biri i Nikës dhe i Lezes, i datëlindjes 25.04.1973, lindur në Bllatë, Tropojë dhe banues në Paskuqan I, Tiranë.

Gecaj, i akuzuar për kryerje të veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 109/b paragrafi 1 dhe 25 të Kodit Penal, në dëm të viktimave Afërdita Zhuga dhe Samedin Zhuga.

Gjykata urdhëronte njëkohësisht, njoftimin e të pandehurit Binak (ndryshe Paulin) Gecaj, për t’u paraqitur në seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 29.06.2018, ora 13:00. Urdhëri i njoftimit depozitohet në Njësinë Administrative Paskuqan, Bashkia Kamëz, afishohet në portën e shtëpisë së tij në Paskuqan I, Tiranë, në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco