VIDEO/ SYRI TV brenda laboratorit të drogës në Lushnjë, ku qenë përfshirë edhe elektricistë të OSHEE

VIDEO/ SYRI TV brenda laboratorit të drogës në Lushnjë, ku qenë përfshirë edhe elektricistë të OSHEE

12:02, 08/05/2021
A+ Aa A-

SYRI TV siguron pamje nga brenda laboratorit të drogës në Krutje të Lushnjës. Gazetari Xhemil Beharaj raporton.

Operacion në Lushnjë: Zbulohet laboratori i kanabisit 'model anglez', tri arrestime, ndiqet bosi/ EMRAT

Një laborator kanabisi është zbuluar në fshatin Krutje të Lushnjës, model “anglez”, ku rritja e fidanëve bëhej me llampa elektrike brenda një ndërtese që nuk binte në sy.

Policia e Fierit dhe e Lushnjës zhvilluan operacionin e koduar “Krutja” dhe në fshatin me të njejtin emër në Lushnjë.

Një prej “fermerëve” të kanabisit u arrestua në flagrancë, por më interesant qe fakti se u arrestuan edhe punonjës të shtetit, dy elektrocistë të OSHEE-së, të cilët lejonin furnizimin me energji elektrike të laboratorit të paligjshëm të bimëve narkotike.

Policia shpalli në kërkim pronarin e ndërtesës, që është në fakt organizatori i kësaj veprimtarie kriminale si edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të tjerë.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra më parë në rrugë policore, nga Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Mario Çela, 40 vjeç, banues në Lushnje si dhe për veprën penale "Shpërdorim detyre", shtetasit M. Z., 64 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Gorre. Këta dy të fundit, punonjës të kompanisë OSHEE, që në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Po ashtu, u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Ervin Rista, 45 vjeç, banues në Tiranë, Lirim Serdani, 54 vjeç dhe Igli Borova, 27 vjeç, banues në Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco