Policia rrethon një shtëpi në Gjirokastër, ish-i dënuari për vrasje kërcënon me granatë

Policia rrethon një shtëpi në Gjirokastër, ish-i dënuari për vrasje kërcënon me granatë

11:45, 08/05/2021
A+ Aa A-

Një ish- i dënuar për vrasje dhe kontrabandë në Gjirokastër, Alban Ismailaj, 51 vjeç, u rrethua nga Policia në shtëpinë e tij pasi jo vetëm që nuk i lejonte efektivët të kontrollonin banesën, por i kërcënonte edhe t’i vriste me një granatë.

51-vjeçari më parë kishte qënë i dënuar për vrasje dhe kontrabandë.

Kjo ndodhi pasi Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe Forcat “Shqiponja” kishin marrë njoftim se një banor në lagjen "11 Janari"mbante armë në banesë dhe shkuan të kontrollonin.

Por në momentin që efektivët u janë afruar pranë banesës së tij, Alban Ismailaj ka marrë një granatë difensive me vete dhe ka tentuar të arratiset, duke kërcënuar punonjësit e Policisë që të mos e ndiqnin, pasi do t’i qëllonte.

Policia, nisur nga rrezikshmëria që paraqiste ky person, ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe ka bërë të mundur prangosjen e tij.

Ai mbante me vete ndërkohë granatën difensive të montuar me ndezës universal. Pas kontrollit të banesës, Policia gjeti një automatik, një krehër dhe 19 fishekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco