Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Operacion në Lushnjë: Zbulohet laboratori i kanabisit 'model anglez', tri arrestime, ndiqet bosi/ Emrat Foto ilustrim

Operacion në Lushnjë: Zbulohet laboratori i kanabisit 'model anglez', tri arrestime, ndiqet bosi/ Emrat

09:48, 08/05/2021
A+ Aa A-

Një laborator kanabisi është zbuluar në fshatin Krutje të Lushnjës, model “anglez”, ku rritja e fidanëve bëhej me llampa elektrike brenda një ndërtese që nuk binte në sy.

Policia e Fierit dhe e Lushnjës zhvilluan operacionin e koduar “Krutja” dhe në fshatin me të njejtin emër në Lushnjë.

Një prej “fermerëve” të kanabisit u arrestua në flagrancë, por më interesant qe fakti se u arrestuan edhe punonjës të shtetit, dy elektrocistë të OSHEE-së, të cilët lejonin furnizimin me energji elektrike të laboratorit të paligjshëm të bimëve narkotike.

Policia shpalli në kërkim pronarin e ndërtesës, që është në fakt organizatori i kësaj veprimtarie kriminale si edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të tjerë.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra më parë në rrugë policore, nga Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Mario Çela, 40 vjeç, banues në Lushnje si dhe për veprën penale "Shpërdorim detyre", shtetasit M. Z., 64 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Gorre. Këta dy të fundit, punonjës të kompanisë OSHEE, që në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Po ashtu, u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Ervin Rista, 45 vjeç, banues në Tiranë, Lirim Serdani, 54 vjeç dhe Igli Borova, 27 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përshtatur ambientin e një ndërtese në pronësi të shtetasit E. R., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale  pajisjet elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. S., u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë luftarak dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në kushte laboratorike.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Shpërdorim detyre", “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco