Anila Hoxha: Grupet kriminale nuk kanë më frikë, veprojnë dhe në sy të Policisë

Anila Hoxha: Grupet kriminale nuk kanë më frikë, veprojnë dhe në sy të Policisë

09:39, 08/05/2021
A+ Aa A-

Gazetarja Anila Hoxha, në një intervistë për gazetën MAPO, thotë se situata e pandemisë impaktoi shtimin e krimeve në familje pasi nxiti depresionin dhe konfliktet.

Ndërsa shton se periudhat parazgjedhore gjithnjë shoqërohen me dukuri kriminale, kjo për faktin se strukturat shtetërore dhe agjencitë ligjzbatuese në vende si Shqipëria ulin vigjilencën dhe bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh për të mos u përplasur me grupet e interesit

Shqipëria është një nga vendet që ka shifra të larta të kriminalitetit, cilat janë shkaqet?

Ka një sërë faktorësh që ndikojnë në kurbën e kriminalitetit dhe siç përmendej dhe në raportin e 2020 të Prokurorit të Përgjithshëm ndikim në këtë situatë ka mosndëshkimi, dhe moshetimi. Sa i përket hetimit pasuror 80 për qind të dosjeve janë pushuar dhe ky është aspekt domethënës i moseficencës aktuale të prokurorisë.

Renditen si krime shqetësuese krimet kundër pasurisë që mbajnë vendin e parë nga volumi i tyre, dhe që në fakt ndonëse cilësohen si ngjarje ordinere, prekin drejtpërdrejt sigurinë e qytetarit.

Krimet e forta të krimit të organizuar, përplasjet e grupeve janë sërish të pahetuara thellësisht, çka do të nxirrte në pah jo vetëm larjen e hesapeve, por dhe të vërtetat që lidhen me drogën e trafiqet, por edhe influencat.

Në 4 muajt e parë të këtij viti, kemi rreth 20 ngjarje kriminale. Vërehet një rritje e vrasjeve krahasuar me një vit më parë, ku për 6 muaj u regjistruan 24 vrasje, ndërsa këtë vit, në 4 muaj kemi rreth 20. Pse mendoni se këtë vit kemi pasur këtë hov në numrin e vrasjeve. Çfarë ka ndikuar? Sa ndikon periudha parazgjedhore në rritjen e valës së kriminalitetit?

Dy janë shkaqet, situata e pandemisë impaktoi shtimin e krimeve në familje pasi nxiti depresionin dhe konfliktet. Së dyti, periudhat parazgjedhore gjithnjë shoqërohen me dukuri kriminale, kjo për faktin se strukturat shtetërore dhe agjencitë ligjzbatuese në vende si Shqipëria ulin vigjilencën dhe bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh për të mos u përplasur me grupet e interesit.

Interesant mbetet fakti që të gjitha vrasjet e këtij katërmujori të parë të çojnë në Fushë-Krujë, aty ku gjenden pjesa më e madhe e vrasësve me pagesë. Pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve kanë motiv prishjen e pazareve të drogës dhe hesapet e pambyllura dhe larje hesapesh për zona influence e deri motive politike. Gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar edhe krimi brenda familjes.

Përsëri evidente mbeten pikat e nxehta tradicionale, duke filluar nga Durrësi, për të vazhduar me Shkodrën, Fierin, Vlorën, Tiranën dhe Elbasanin.

Shkaqet e këtij kriminaliteti mbeten lufta mes grupeve kriminale nga prishja e pazareve të drogës, hakmarrjet e vjetra, rifitimi i pozitave në hierarkinë kriminale, por jo më pak si shkak mund të evidentojmë dhe situatën e paqëndrueshme politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Krimi i organizuar e shfrytëzon çdo hapësirë dhe mundësi që i jepet, nëse për interesa politikë, ai thërritet për ndihmë.
Brishtësia e sistemit gjyqësor, pandëshkueshmëria, korrupsioni në nivele të larta dhe politizimi i agjencive të zbatimit të ligjit e ndihmon krimin të marrë terren e pushtet dhe të sfidojë përditë agjencitë e t’i bëjë të paefektshme masat parandaluese.

Si e vlerësoni rolin e autoriteteve si në parandalimin, po ashtu edhe në zbulueshmërinë e krimeve?

Nuk mund të mohojmë punën e strukturave ligjzbatuese në parandalim që është i pakët, por në zbulimin dhe goditjen e kriminalitetit, ajo që bie në sy është mbetja pa autor e krimeve që bëjnë grupet kriminale që tashmë janë identifikuar si të plotfuqishme, dhe kjo sidomos në qytete të mëdha si Tirana, Elbasani, Durrës, Shkodra dhe Vlora.

Mjafton të kujtojmë ngjarjet në këto qytete që të kuptojmë sa fuqi dhe siguri ka marrë krimi duke goditur ditën për diell e para uniformave blu….

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Futja kot11/05/2021 22:10

Tashmë prisni të dëgjoni “justifikime” të natyrës: Edhe në Amerikë ka vrasje; Edhe në Evropë ndodhin të tilla; Vjet ishim në pandemi, kështu që është normale kur do të dilnim nga pandemia; Njerëzit kanë strese; ... të tjerat shtojini vetë ...

Shqiptari08/05/2021 13:17

POLICIA DHE SPAK JANE VEGLA TE QEVERISE DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR PER TE MANIPULUAR DHE PER TE GRABITUR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT! ME TE GJITHA KETO FAKTE DEL QARTE NEN DRITEN E DIELLIT QE SPAK NUK KA QENE, NUK ESHTE DHE NUK DO TE JETE KURRE NJE STRUKTURE KUNDER KRIMIT DHE KORRUPSIONIT, POR NJE PJESE AKTIVE MBROJTESE E NARKO-ORGANIZATES SE STRUKTURUAR KRIMINALE "RILINDJA"! SPAK I DHA FITOREN NE TAVOLINEN E KRIMIT SATRAPIT TE SURRELIT. POR DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA! KETE TA DIJE MIRE E GJITHE BOTA DEMOKRATIKE! SHBA, BE DHE OSBE/ODIHR TI SHQYEJNE SYTE MIRE PERPRA KETIJ KRIMI TE TMERRSHME ZGJEDHOR DHE TE NDALE SA NUK ESHTE VONE AKTIVITETIN E KESAJ ORGANIZATE TE STRUKTURUAR KRIMINALE! ATA DUHET TE NDERHYJNE SOT SEPSE NESER DO TE JETE TEPER VONE JO VETEM PER SHQIPERINE POR PER TE GJITHE DEMOKRACINE EVROPIANE! PSE TE MOS I FITOJE NESER ZGJEDHJET DUKE I VJEDHUR EDHE MACRON NE FRANCE? PSE TE MOS I FITOJNE ZGJEDHJET DUKE PERDORUR GRUPET MAFIOZE DHE KRIMINALE NE ITALI? NE GREQI? NE GJERMANI? NE SPANJE? NE HOLLANDE? NE BELGJIKE? NE DANIMARKE? NE SUEDI? NE HUNGARI? AUSTRI? BULLGARI? POLONI? CEKI? SLLOVAKI? ETJ. ETJ, ETJ. E KUSH NE SHBA, NE EVROPE DHE NE BOTE NUK E DO PUSHTETIN PER NJE KOHE SA ME TE GJATE??? JA SHEMBULLI SE SI MUND TE MASAKROHEN ZGJEDHJET E LIRA, TE NDERSHME DHE DEMOKRATIKE MU NE MES TE EVROPES!!! E DUHET TE HESHTIN MË SHBA, BE, UK DHE OSBE???!! NESE KY KRIM ZGJEDHOR NUK NDESHKOHET SOT SHUME RENDE NGA FAKTORI NDERKOMBETAR, ATEHERE DO TE JETE NJE PRECEDENT SHUME I RREZIKSHEM PER TE GJITHE BOTEN DEMOKRATIKE!

Vendi yne 08/05/2021 10:05

Shume e vertet.Shqiperia eshte bere katrahure.Armiqte e Shqiperise e arriten qellimin e tyre.

Shto koment

Denonco