Aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur në aksin Milot - Morinë/ Emri Foto ilustruese e nje aksidenti

Aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur në aksin Milot - Morinë/ Emri

09:34, 08/05/2021
A+ Aa A-

Një aksident me një viktimë dhe dy të plagosur ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur Ura me harqe. Mësohet se ka ndërruar jetë Fitor Ollomani, 35 vjeç nga Kukësi, nga përplasja e dy makinave, një Benz me një Volkswagen.

Policia tha se Benz-i që drejtohej nga Z. L dhe ku ishte pasagjer Gj.T, është përplasur me Volkswagen-in që drejtohej nga viktima, Fitor Ollomani, 35 vjeç dhe ku ishte pasagjere edhe një grua me iniciale A.M.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen shoferi i mjetit Volkswagen, Ollomani, kurse të tjerët kanë marrë dëmtime. Në spitalin e Traumës në Tiranë janë dërguar pasagjerja e viktimës me iniciale A.M si dhe drejtuesi i Benz-it, shtetasi Z.L.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco