I ndoqi fshehur gruan dhe djemtë në gjykatën e Elbasanit, ja si e kishte programuar krimin - burri agresiv

I ndoqi fshehur gruan dhe djemtë në gjykatën e Elbasanit, ja si e kishte programuar krimin - burri agresiv

09:09, 08/05/2021
A+ Aa A-

Liljana Buzo, 54- vjeçarja që u vra të enjten në Elbasan, ishte larguar që nga fillimi i këtij viti nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo, autor i krimit të rëndë.

Dhuna disa vjeçare ndaj saj ishte ushtruar në sy të fëmijëve të saj, të cilët gjithashtu ndjeheshin të kërcënuar prej të atit dhe fatkeqësisht qëndronin gojëkyçur përballë kësaj situate edhe tani që ishin të rritur.

Dy ditë më parë, kur ishte caktuar ballafaqimi i palëve në Gjykatë, dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në Gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit të bërë për ushtrim dhune për 58-vjeçarin Koço Buzo ndaj bashkëshortes së tij, njofton panorama. 

Por, kjo seancë ka dështuar, pasi bashkëshorti i akuzuar si dhunues nuk është paraqitur, edhe pse kishte konfirmuar praninë e tij pas marrjes së njoftimit zyrtar.

Burimet thonë se 58-vjeçari ka ndjekur fshehurazi lëvizjet e bashkëshortes dhe dy djemve të tij dhe, pasi ato kanë hyrë në godinën e Gjykatës së Elbasanit, ai ka qëndruar i fshehur rreth 50 metra larg në një nga anekset e rrugës që e lidh këtë institucion me Drejtorinë Vendore të Policisë.

Në momentin që bashkëshortja e tij, Liljana Buzo, e shoqëruar nga dy fëmijët, kanë dalë nga Gjykata dhe po ecnin në rrugën, ku ai i kishte zënë pritë, ka qëlluar menjëherë mbi të me breshëri kallashnikovi. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai i ka ngulur edhe thikën në grykë.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes me arme dhe me thikë, ai ka plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar, që ndërhynë të neutralizonin veprimet e mëtejshme të Buzos, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga Policia.

Viktima ishte kërcënuar nga 58-vjecari mbrëmjen e së mërkurës, që të mos shkonte në Gjykatë mesditën e të enjtes dhe pasi ajo e kishte refuzuar këtë kërkesë të tij, bashkëshorti i bëri pritë pak metra larg Gjykatës, duke e vrarë.

Koço Buzo njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Krimi i kryer prej tij ka qenë i mirëmenduar. Koço Buzo dhe Liljana Buzo kishin 30 vite të martuar bashkë, jetesë që ishte shoqëruar nga problemet, dhunë dhe xhelozi.

Sipas “News 24”, viktima kishte qenë diplomuar për infermieri dhe kishte punuar për disa vite në këtë profesion, deri sa u martua me mblesëri me 58-vjeçarin.

Familjarët kanë treguar se, ndonëse Liljana ishte shumë e zonja në profesionin e saj, burri e kishte izoluar në banesë, dhe nuk kishte dashur që ajo të punonte kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 08/05/2021 10:09

Vrasesi u shpreh qe demokracia ja lejonte me ligj qe te vriste.Gezoni o tradhetare te kombit Shqipetar por dhe juve do ju vij dita

Shto koment

Denonco