Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Marrëveshja për konvertimin e patentave shqiptare në italiane – Teksti i plotë

Marrëveshja për konvertimin e patentave shqiptare në italiane – Teksti i plotë

08:24, 08/05/2021
A+ Aa A-

Edhe pse akoma nuk dihet se kur do të mund të jetë i mundur konvertimi i patentave shqiptare në italiane e anasjelltas, njohim më në fund tekstin: as më shumë e as më pak nga ç’parashikohej nga marrëveshja e mëparshme e skaduar në dhjetor të vitit 2019. Për të shkruar, dakortësuar e miratuar të njëjtin tekst u desh mbi një vit kohë!!!.

Me pak fjalë, sapo përtëritja e marrëveshjes të hyjë në fuqi, do të mund të konvertohen patentat shqiptare akoma të vlefshme - të marra para se shtetasi shqiptar të vendosë rezidencën në Itali e gjithnjë nëse nuk ka më shumë se 4 vjet nga vendosja e rezidencës, sqaron Shqiptari i Italisë. Ashtu si edhe dy të mëparshmet, edhe marrëveshja që pritet të hyjë në fuqi, do të jetë e vlefshme për 5 vjet.

Edhe nga teksti i marrëveshjes i botuar në Fletoren Zyrtare shqiptare, siç thamë që në krye, akoma nuk kemi datën e saktë të ardhjes në fuqi pasi në nenin 13 thotë “Kjo marrëveshje, me shtojcat teknike përkatëse, do të hyjë në fuqi 60 ditë pas datës së marrjes së njoftimit të dytë nga dy njoftimet më të cilat Palët do të kenë komunikuar përmbushjen e procedurave të parashikuara nga legjislacionet përkatëse për hyrjen në fuqi të saj”. E për “njoftimin e dytë …” akoma nuk ka ndonjë lajm.

Përgjigjja e fundit që Shqiptari i Italisë ka nga Ministria italiane e Transporteve është: “pjesën tonë teknike e kemi përcjellë, jemi në pritje të njoftimeve nga ministria e Jashtme italiane që komunikon me autoritetet shqiptare”.

Në vijim teksti i plotë i marrëveshjes:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco