Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Pamjet e aksidentit të trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër

VIDEO/ Pamjet e aksidentit të trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër

12:02, 07/05/2021
A+ Aa A-

Një aksident i trefishtë automobilistik mësohet të ketë ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i fshatit Kakarriq. Në këtë kryqëzim u përplasën automjetet me drejtues  B.P., E.N.,dhe Z.C.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi me iniciale B.P. dhe tre pasagjerët që ai kishte në automjet. Të katër të dëmtuarit ndodhen në spitalin Rajonal Lezhë duke marrë kujdes shëndetësor. Kurse drejtuesit e dy mjeteve të tjera E.N.,dhe Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

Më herët një tjetër aksident ndodhi në aksin Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, pasi një mjet ka përplasur një të mitur.  

Policia njofton se i plagosuri është një 15-vjeçar, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës, por nuk dihet ende gjendja e tij. Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të drejtuesit të mjetit dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco