VIDEO/ Me kallashnikov në dorë po shkonte për të ‘vrarë’, policia prangos në qendër të Këlcyrës të dehurin

VIDEO/ Me kallashnikov në dorë po shkonte për të ‘vrarë’, policia prangos në qendër të Këlcyrës të dehurin

09:06, 07/05/2021
A+ Aa A-

Policia e Këlcyrës ka vënë në pranga një 55-vjeçar, i cili lëvizte më një armë zjarri kallashnikov me vete.

Arrrestimi i tij u bë në mesnatë. Fillimisht u raportua se Seit Alikollari kishte shtënë me armë zjarri në ajër në qendër të qytetit.

Por policia sqaron se Alikollari, në gjendje të dehur ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. S.

Pas kësaj ai kishte shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e shtetasit A. S.

Uniformat blu janë vënë në dijeni të kësaj ngjarje dhe kanë nisur menjëherë kontroll të imtësishëm të territorit dhe si rezultat, në afërsi të qendrës së qytetit Këlcyrë, kanë konstatuar shtetasin 55-vjeçarin, i cili lëvizte më një armë zjarri kallashnikov me vete.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë,  ai u ka drejtuar punonjësve të Policisë, armën të cilën e kishte me fishekë në fole gati për qitje.

Falë profesionalizmit të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i tij.   

Ora Neës ka siguruar videon e momentit të arrestimit të Alikollarit dhe shoqërimin e tij në ambjentet e Postës Policore të Këlcyrës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco