EMRI/ Sherri i Fufëve me policinë, arrestohet 'i forti' i Mamurrasit

EMRI/ Sherri i Fufëve me policinë, arrestohet 'i forti' i Mamurrasit

10:27, 06/05/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar në Tiranë Florian Gega, një nga personat e përfshirë në konfliktin e Mamurrasit ku një polic plagosi me armë dy kolegë të tij dhe Nikollë Fufin pas një përplasje të mëparshme mes tyre. Në zonë Florian Gega, njihet si një nga “të fortët”, ndërsa ABC News se ka qenë pjesëmarrës në sherrin me efektivët e policës të ndodhur më 13 prill.

Por si ndodhi përplasja në Mamurras?

Mësohet se mëngjesin e 13 prillit është shoqëruar për në komisariat pas një kontrolli në lokalin e tij, Nikoll Fufi (Vorfi).

Më pas, rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit Fufi i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta.

Sipas SHÇBA, tre personat goditën me sende të forta punonjësin e policisë David Madani, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi  si dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco