Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Mjekët: Guljelm Radoja nuk vuante nga sëmundje të tjera, por...

Mjekët: Guljelm Radoja nuk vuante nga sëmundje të tjera, por...

10:03, 06/05/2021
A+ Aa A-

Edhe pse ishin të shumtë ata që u lutën për shërimin e tij, aktori Guljelm Radoja u nda dje nga jeta pas një muaji lufte me vdekjen.

Fatkeqësisht, Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër artisti, duke na e lënë kështu një tjetër vend të zbrazët në panteonin e vlerave shqiptare.

Pas një qëndrimi të gjatë në Spitalin e Durrësit, në reanimim në gjendje të rëndë, aktori u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm, në moshën 75-vjeçare. 30 orët e fundit të jetës i kaloi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ka qenë i pamundur përmirësimi i tij. Sapo lajmi për gjendjen e tij të rëndë u përhap përmes rrjeteve sociale, komuniteti artistik i bëri apel qeverisë që ta dërgonin jashtë shtetit për një kurim më të specializuar, por gjendja e tij e rënduar nuk ia lejonte udhëtimin.

Sipas mjekëve që e ndoqën rastin e tij, Radoja nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, por pas infektimit nga Covid-19, pësoi një insuficentë multiorganore. Virusi shkaktoi daljen jashtë funksionimit normal të të gjitha organeve jetësore të tij, çka çoi dhe në fundin fatal, në vdekje, shkruan Panorama.

Lajmi i vdekjes së tij është konfirmuar nga djali i tij, pianisti Redi Radoja: “Pushofsh në paqe, bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”, shkruan ai në rrjetet sociale, duke dhënë kështu edhe lajmin e mbramë të humbjes së një prej aktorëve tanë më të spikatur.

Radoja iu bashkua artistëve që u ndanë nga jeta nga ky virus i pabesë, si piktori Arben Bajo; regjisori e skenaristi, Koço Devole; regjisori Muharrem Fejzo; kompozitori Agim Krajka apo kantautori Kujtim Prodani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Migen06/05/2021 11:58

U prefte ne paqe, nje njeri i mire. Ai vuante nga nje semundje, ashtu si shumica e shqiptareve, nga semundja e ndershmerise. Vetem i ndershmi ne Shqiperi, ai qe nuk ben ze, qe ul koken, sheh punen e tij, me shpresen e perhershme se gjerat do ndryshojne per mire. E pra ky njeri neperkembet e trajtohet i i huaj ne vendin e tij.

Mirfa06/05/2021 10:24

Po sikur??? Te ishe politikan si lali eri erjon brace tao balla Aktor i famshen si bes kallaku apo ermal mamaqi Kengetar si luana vjollca apo Analist si frrok cupi e shpetim nazarko Gazetar si fevziu e sokol balla A do kujdesishin me shume per JU Ishe e do jesh KRENARI per cdo shkodran e shqipetar Pushofsh ne paqe YLL qe rrezatove ne toke e do na ndricosh nga qielli

Mirfa06/05/2021 10:23

Po sikur??? Te ishe politikan si lali eri erjon brace tao balla Aktor i famshen si bes kallaku apo ermal mamaqi Kengetar si luana vjollca apo Analist si frrok cupi e shpetim nazarko Gazetar si fevziu e sokol balla A do kujdesishin me shume per JU Ishe e do jesh KRENARI per cdo shkodran e shqipetar Pushofsh ne paqe YLL qe rrezatove ne toke e do na ndricosh nga qielli

Shto koment

Denonco