EMRI/ I grabitën 30 mln lekë kambistit, arrestohet një nga autorët

EMRI/ I grabitën 30 mln lekë kambistit, arrestohet një nga autorët

09:43, 06/05/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, kur një kambisti iu grabitën me dhunë 30 milionë lekë të vjetra. Policia thotë se ka arrestuar një prej autorëve. Ai quhet Roni Spaho. Në kërkim janë edhe dy persona të tjerë. Të tre autorët janë me precedentë penalë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vijim të punës të pandërprerë hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë shumën prej 3.000.000 lekësh të rinj, shtetasit Q. Z., 60 vjeç, punonjës i një pike valute, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës,nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Valuta”, si rezultat e të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. S., 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.  

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe  M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë. 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët kanë qenë dy personat që ndodheshin me motor në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa shtetasi R. S. (i arrestuar) i ka ndihmuar duke i informuar për lëvizjet e të dëmtuarit.     

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco