Kapet shqiptari ‘i panjohur’, policia i sekuestron 21 kilogram heroinë dhe 62 mijë euro

Kapet shqiptari ‘i panjohur’, policia i sekuestron 21 kilogram heroinë dhe 62 mijë euro

16:41, 05/05/2021
A+ Aa A-

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme heroine dhe po kështu parash. Për policinë, shqiptari deri në momentin e identifikimit ishte ‘zotëria i panjohur; pa një rezidencë të njohur, as një problem të vjetër me drejtësinë, përvec disa shkeljeve ligjore me emigracionin.

Një çështje gati fantazmë për policinë, por që gjithçka ka përfunduar, me arrestimin e tij.

Në akuzë për mbajtje të lëndëve narkotike, ka rënë një shqiptar, i parregullt në Itali, që u gjet në mbajtje të mijërave eurove dhe kilogramëve të heroinë.

Për ditë të tëra hetuesit kanë mbajtur në vëzhgim sheshin duke vëzhguar personat e dyshimtë, pa mundur të gjejnë një identitikit.

Të hënën në mëngjes policët pikasin 30 vjeçarin i cili po lëvizte me një qese shpenzimesh në duar dhe menjëherë dy agjentë i janë afruar.

Pikërisht në këtë moment i dyshuari është larguar me vrap.

Brenda qeses, pa asnjë surprizë, hetuesit gjetën 10 pako me heroinë, me një peshë gjysmë kile.

Menjëherë agjentët kanë bërë kontrollin e banesës së burrit, ku gjetën edhe një tjetër qese, me 22 pako, me 11 kilogram heroinë, ndërsa në kapelen e aspirimit u gjetën të fshehura 62 mijë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco