Tmerri i grabitjeve/ Ekstradohet Markeljan Cungu, plagosi çiftin Laze

Tmerri i grabitjeve/ Ekstradohet Markeljan Cungu, plagosi çiftin Laze

09:43, 05/05/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka ekstraduar 24-vjeçarin Markeljan Cungu, autor i dyshuar i grabitjes me armë në Allias, ku mbetën të plagosur Petrit dhe Afërdita Laze (Burrë e grua). Cungu, i njohur edhe si tmerri i grabitjeve në Shqipëri, ishte arrestuar në Kosovë.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, i ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite  burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”," raporton policia. 

Kujtojmë se më 19 janar të vitit 2020, Cungu, së bashku me Fatjon Mërtënikajn, hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazes, tek rruga “Njazi Meka”, por pasi u pikasën, plagosën pronarin e shtëpisë Petritin, bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen.

Raportohet se ata me vete kanë pasur një automatik dhe një pistoletë, ku për shkak se janë ndjerë nga pronari i shtëpisë, mes dy grabitësve dhe Petrit Lazes ka filluar përleshja në korridorin e shtëpisë.

Si pasojë e kësaj situate, ka rezultuar e provuar se Markelian Cungu ka qëlluar me automatik në drejtim të Petrit Laze, duke e plagosur rëndë me një plumb në bark, ndërsa ka plagosur dhe bashkëshorten e tij, Afërdita Laze.

Më pas Mertënikaj dhe Cungu janë larguar me shpejtësi, duke hedhur armët disa metra larg banesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco