Ndërron jetë aktori i njohur Guljelm Radoja, ishte prekur nga Covid

Ndërron jetë aktori i njohur Guljelm Radoja, ishte prekur nga Covid

09:25, 05/05/2021
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 artisti i madh shqiptar Guljelm Radoja. Aktori ka ndërruar jetë në spitalin Covid 2 në Tiranë, ku po mbahej i intubuar.

Radoja ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19 në moshën 75-vjeçare.

Aktori, i cili ishte infektuar me Covid-19 dhe sëmundja i la pasoja serioze në mushkëri, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Prej më shumë se një muaj, aktori ndodhej i shtruar në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.

Prej disa javësh, miqtë e aktorit bënë thirrje në rrjetet sociale dhe kërkuan ndihmë që Guljelm Radoja të kurohej jashtë vendit. Por sipas mjekëve në Durrës, ishte i vështirë dhe transporti drejt Tiranës, ndërsa dje u gjet mundësia për ta transferuar aktorin tek Covid 2. Por më datën 5 maj, aktori mbylli sytë përgjithmonë.

JETESHKRIMI

Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës.

Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, filloi punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role.

Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.

Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 05/05/2021 09:56

Shtet i poshter.Nuk e ndihmoje fare.Gjynah.Ne u rritem me filmat e tij.Aktor qe nuk vjen me.Ju kujtohet roli tek filmi Gracka?E ka luajtur me mjeshteri.Jo si aktoret e sotem qe nuk vlejne dy lek.Ngushellime familjes

Shto koment

Denonco