Plagosja e një punëtori pas shpërthimit të tubacionit në Ballsh, arrestohet shefi i sigurimit teknik

Plagosja e një punëtori pas shpërthimit të tubacionit në Ballsh, arrestohet shefi i sigurimit teknik

12:45, 04/05/2021
A+ Aa A-

Është vënë në pranga ditën e sotme një 40-vjeçar pas shpërthimit në tubacionin e naftës në një firmë private në Ballsh. Mësohet se i arrestuari është shef i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në kompaninë e naftës ku ndodhi shpërthimi.

Sipas policisë, 40-vjeçari nuk ka marrë masat e duhura të sigurimit teknik dhe në sallën e pompave të sektorit të dekantimit të kompanisë së naftës ka shpërthyer një pompë centrifugale, ka marrë flakë tubacioni dhe për pasojë është dëmtuar me djegie operatori i prodhimit, Viktor Ballaj.

Ky i fundit, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco