Andia Ulliri: Të rinjtë votuan masivisht ndryshimin, në fushatë u përballa me 'makinerinë e pushtetit'

Andia Ulliri: Të rinjtë votuan masivisht ndryshimin, në fushatë u përballa me 'makinerinë e pushtetit'

11:06, 04/05/2021
A+ Aa A-

E ftuar në Syri Tv në emisionin e mëngjesit, ‘Kafe Shqeto’ ishte deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri.

Ulliri është edhe deputetja më e re e parlamentit në legjislaturën e ardhshme, ajo përfaqëson zonën e Fushë-Krujës.

Gjatë diskutimit në emisionin e mëngjesit, ajo preku problematikat që ka hasur në fushatë, kushtet e pabarabarta të fushatës zgjedhore dhe përballjen me 'makinerinë e rëndë' të pushtetit që u vendos në shërbim të kandidatëve të PS.

"Fushata ime është orientuar drejtë të rinjve edhe për faktin se jam përfaqësuesja dhe zëri tyre. Synimi parësor që kam pasur në fushatë ishte të përçoja si duhet programin e Partisë Demokratike për Rininë, se si ne do të jepnim zgjidhje tre pikave kryesore si arsimi, papunësia dhe emigrimi.

Në zgjedhjet e 25 prillit kam pasur mbështetjen e të gjithë grupmoshave pa përjashtim, por më së shumti kam parë mbështetjen e rinisë të cilët kanë dalë edhe nga rryma tradicionale e votimit familjar, duke arritur të bëjnë zgjedhjen, ndryshimin me votë për Partinë Demokratike.

Fakt shpresë-dhënës është edhe takimet masive që kam pasur me votuesit për herë të parë, ata u afruan dhe u bënë pjesë e fushatës tonë sepse besonin se përfaqësonim ndryshimin.

Mënyra e votimit ka shkaktuar konfuzion tek votuesit pasi nuk ishin njohur mirë me fletën e votimit, gjë që ka sjellë shumë vota të pavlefshme.

Shit-blerja e votës është evidentuar në mënyrë të frikshme edhe në këtë fushatë por ka pasur raste që u është premtuar çdo gjë për t'u marrë votën. Të rinjve është tentuar t'ju ofrohen para dhe të mira materiale për t’i 'joshur'.

Policia, administrata dhe e gjitha struktura shtetërore është përdorur në funksion të kandidatëve të mazhorancës, e cila ishte një fushatë që nisej në kushte jo të barabarta.

Partia Demokratike nuk duhet që të njohë zgjedhjet që u zhvilluan sepse ishin një 'masakër' elektorale, pushteti përdori të gjitha mjetet jo demokratike dhe të jashtëligjshme e për pasojë sollën edhe diferencën e ngushtë me opozitën.

Unë do të jem një model i ri në politikën shqiptare pasi jo gjithmonë ndjekja e ‘turmës’ sjell të mira, por të gjitha vendimet e që do të marr do të jenë në përputhje me interesat e komunitetit që unë përfaqësoj", u shpreh ndër të tjera Andia Ulliri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco