Në gjendje të rëndë/ Guljelm Radoja dërgohet në intubim në spitalin 'Shefqet Ndroqi'

Në gjendje të rëndë/ Guljelm Radoja dërgohet në intubim në spitalin 'Shefqet Ndroqi'

11:20, 04/05/2021
A+ Aa A-

Aktori i njohur Guljelm Radoja pas më shumë se një muaj i shtruar në spitalin e Durrësit, dërgohet në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Pasojat që i ka lënë COVID-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit, bën me dije Report TV.

Gjëndja e tij është kritike për jetën.

Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend.

Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj.

Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Aktualisht jeton në Durrës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco