VIDEO/ Detaje nga grabitja e dhunshme në Tiranë, ja shuma e marrë

VIDEO/ Detaje nga grabitja e dhunshme në Tiranë, ja shuma e marrë

10:22, 04/05/2021
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute, është dhunuar dhe grabitur këtë të martë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, në Rrugën e Kavajës”.

Policia bën me dije se autorët kanë qenë 2 persona që ende nuk janë identifikuar. “Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica”, tha policia.

Dyshohet se shuma e marrë është 30 milione lekë të vjetra. Autorët kane qenë gjithashtu me motorr. Ata i kanë gjuajtur 55-vjeçarit me sqepar te kaska dhe janë larguar.

Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë tentuar fillimisht të ndalojnë autorët, por nuk ia kanë dalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco