Kapja e 143 kg kokainë, tre persona u mbajtën nën përgjim

Kapja e 143 kg kokainë, tre persona u mbajtën nën përgjim

10:06, 03/05/2021
A+ Aa A-

3 persona janë mbajtur nën përgjim telefonik për trafikun e 143 kilogramëve kokainë të gjetur në një kontejner të ardhur nga Ekuadori me banane.

Për ngarkesën ranë në pranga dy administratorët e firmës që kishte bërë porosinë, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti, ndërsa burimet i thanë Syri Televizon, se nga këqyrja e telefonave të të dyshuarve, janë mbajtur në mbikëqyrje edhe 3 persona të tjerë, por burimet tregohen të rezervuara për rezultatin dhe nëse janë siguruar prova të tjera.

Në tavanin e dyfishtë të kontejnerit u gjetën 120 pako, pjesa më e madhe me lëndë narkotike kokainë pluhur, por nuk munguan edhe pakot me një lëndë tjetër xhelatinoze, ndërsa në njërën prej pakove ishte dhe një pajisje gjurmimi, me kartë.

Pakot e ndara me emra të ndryshëm latin, nuk shkuan në destinacion, ndërsa hetuesit besojnë se kemi të bëjmë me një rrjet më të madh kriminal, megjithëse hetimet e deritanishme kanë dështuar në identifikimin e personave të tjerë.

Hetuesit patën besim se kjo ngarkesë me kokainë, mund të lidhej me atë te 1 Prillit, ku u kapën 48.7 kilogramë kokainë, e në pranga u vu edhe për atë rast administratori kompanisë, Selim Çekaj, por deri më tani, nuk është bërë një lidhje që mund të provonte bashkëpunim.

Hetuesit kanë bërë verifikimet dhe këqyrjet e 7 ngarkesave të tjera të kompanisë së Selim Çekajt, për të parë nëse ndonjë prej tyre mund të kishte pasur ndonjë anomali në procedurat e zhdoganimit e më herët të ketë kaluar ndonjë rrugë tjetër, por edhe këto verifikime duket se janë pa rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dita03/05/2021 11:37

Mbahet ne burg nje 73 vjecare i pafajshem

Shto koment

Denonco