Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Ambasada: Ja cilëve nuk iu duhet tamponi, kur hyjnë në Itali

Ambasada: Ja cilëve nuk iu duhet tamponi, kur hyjnë në Itali

10:56, 23/04/2021
A+ Aa A-

Ambasada shqiptare në Itali ka bërë një njoftim tjetër lidhur me rregullat anti-Covid për udhëtimet nga Shqipëria në Itali e anasjelltas.  Ambasada shqiptare njofton sot se:

Nga 22 prilli deri më 30 prill 2021, nëse nuk do ketë shtyrje, është e detyrueshme për ata që hynë në Itali nga Shqipëria që të pajisen një test molekular ose antigjenik negativ, i cili duhet të jetë kryer përmes tamponit brenda 48 orëve përpara hyrjes në territorin italian.

Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: hynë në Itali dhe qëndrojnë për një periudhë jo më shumë se 5 ditë për nevoja të dëshmuara pune, shëndeti apo urgjencë absolute.

Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: udhëtojnë tranzit në territorin italian me mjetin e tyre privat dhe nuk qëndrojnë më shumë se 36 orë.

Nuk duhet të kryejnë tamponin: fëmijët nën moshën 2 vjeç.

Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: kthehen nga Shqipëria, ku kanë udhëtuar për motive të dëshmuara pune për një periudhë qëndrimi jo më shumë se 5 ditë, për llogari të ndërmarrjeve dhe shoqërive që kanë zyrat qendrore apo dytësore në Itali.

Njoftohet gjithashtu se periudha e karantinës është ulur nga 14 në 10 ditë, në fund të së cilës është e detyrueshme të kryhet test molekular ose antigjenik përmes tamponit.

Për më shumë detaje, ftojmë të përditësoheni në linkun e mëposhtëm, thote ambasada. 

Focus: Cittadini Italiani in rientro dall’estero e cittadini stranieri in Italia

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco