Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Korçë-Maliq, ku një makinë policie përplasi një këmbësor. 45-vjeçari Bajram Zyberi raportohet se ka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes .
Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit të policisë është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Korçë/ Informacion paraprak
Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip "Ford", ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net