Greqi/ Kapen në anijen e mallrave drogë me vlerë 33 milion euro

Greqi/ Kapen në anijen e mallrave drogë me vlerë 33 milion euro

20:51, 22/04/2021
A+ Aa A-

Një sasi e madhe droge është kapur gjatë ditës së sotme në një anije mallrash në Portin e Pireut në Athinë.

Deri më tani raportohet se janë kapur rreth 4 tonë e 387 kg kanabis.

Kanabisi ishte I fshehur në thasë najloni. Nëse do hidhej në treg mendohet se sasia e kapur e kanabisit do kapte vlerën e 33 milion eurove.

Sasia e drogës u zbulua në një anije që do të nisej drejt Sllovakisë pak ditë më parë, pas një operacioni sekret.

Operacioni u zhvillua nga shërbimi amerikan kundër Drogës, DEA, shërbimi grek tatimor dhe policor kundër Drogës, si dhe shërbimet policore kundër drogës të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Anija arriti nga Libani në Pire më 14 prill dhe do të nisej në 20 prill me itinerar Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Hungarinë e destinacion Bratislava, Sllovaki. Hetimet për grupin kriminal pas transportit të drogës mbetet i hapur, raporton policia greke.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco