Vranë teknikun e kondicionerit, ja dënimi për dy vëllezërit

Vranë teknikun e kondicionerit, ja dënimi për dy vëllezërit

16:20, 22/04/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për vëllezërit Kusi të cilët ekzekutuan teknikun 26 vjeçar, Indrit Çelaj.

Griseldo Kusi është dënuar me 12 vite burg ndërsa vëllai I tij, Albano Kusi me 2 vite burg.

Indrit Çelaj u qëllua me armë zjarri në një vilë pranë rrugës ‘Myslym Shyri’ ku dhe u gjet i plagosur rëndë duke ndërruar jetë më pas në spital.

Fillimisht policia shpalli në kërkim një shtetas L.V si të dyshuar ndërsa disa orë më vonë në një njoftim të dytë sqaroi se autorë ishin dy vëllezërit Albano dhe Geraldo Kusi, pronarë të vilës ku i ndjeri kishte shkuar të montonte një kondicioner.

Një zënkë fillimisht me grushte për disa pika ‘uji që rridhnin nga kondicioneri’ degjeneroi më pas në vrasje me një plumb në kokë të riut Indrit Çelaj, 25 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 22/04/2021 17:51

Sa denim qesharak.Sa turp.O gjyqtar fuck you

Vendi yne 22/04/2021 17:51

Sa denim qesharak.Sa turp.O gjyqtar fuck you

Shto koment

Denonco