Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Kosovë, 382 raste dhe 5 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 382 raste dhe 5 viktima nga koronavirusi

15:05, 22/04/2021
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 382 raste positive dhe janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi.

Institute I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 507 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.366.

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco