'Veliera' e Vangjush Dakos në Durrës: Gjykata e Apelit vendos të vazhdojnë hetimet

'Veliera' e Vangjush Dakos në Durrës: Gjykata e Apelit vendos të vazhdojnë hetimet

13:59, 22/04/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Durrësit ka urdhëruar të enjten, vazhdimin e hetimeve për projektin e Velierës në qëndër të Durrësit duke ndryshuar  vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrës të datës 2 shkurt 2021. Ky projekt prej  gati 7 milionë eurosh që shkatërroi sitin arkeologjik dhe e fundosi nën beton në kohën kur Durrësi drejtohej nga Vangjush Dako, u konsiderua si aferë e pastër korrupsioni dhe u denoncua më së shumti nga shoqëria civile.

Në Dispozitivin që mban datën e sotme, 22 prill 2021, trupi gjykues i kryesuar nga Anita Mici dhe me anëtarë Desart Avdulaj dhe Izet Dushaj, drejtuar palës kërkuese Prokurisë së Rrethit Durrës, shkruan:

"Vendim tjetër.

Ndryshimin e vendimit penal me nr.63/482 *11-2021-679) datë 2 shkurt 2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe kthimin e akteve pranë Prokurorisë së Rrethit Durrës për vazhdimin e hetimeve sipas pjesës arsyetuese të vendimit. Veprimet hetimore duhet të përfundojnë brenda 3 muajve nga dita e mbërritjes së akteve në prokurori. Kundër vendimit mund të rekurs në Gjykatësn e Lartë sipas ligjit.”  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 23/04/2021 09:51

Ky Dakushi Duhet varur per kete qe i ka bere durresit dhe historise.Keta kriminel nuk duhej kurr te ishin lejuar ne politike dhe poste drejtuese.Vendi dhe Populli yne i shumevuajtur nuk i meriton keto masakra.Poshte te gjithe keta dhe ata qe i mbeshtesin.Rrofte Shqiperia

Shto koment

Denonco