Breshëri kallashnikovi lokalit në Vlorë, ja pistat ku po heton policia

Breshëri kallashnikovi lokalit në Vlorë, ja pistat ku po heton policia

13:19, 22/04/2021
A+ Aa A-

Në fshatin Poro në Novoselë të Vlorës, mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 u qëllua me 15 plumba në drejtim të një lokalit në pronësi të Gjergji Nasi.

Gazetari i ABC, Elton Nikaj njoftoi se sipas burimeve paraprake të policisë kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar dhe më pas janë larguar me automjet.

Partia Demokratike më herët deklaroi se në lokalin ku edhe është qëlluar, zhvilloheshin takime të fushatës elektorale.

Gjithashtu gazetari bën me dije po sipas burimeve nga policia e Vlorës, pronari i lokalit Gjergji Nasi, ka jetuar në Itali dhe kishte pak kohë që ishte kthyer.

Tashmë Policia e Vlorës po heton në dy pista, ajo që pretendon PD,  pra me prapavijë politike për shkak të takimeve elektorale që zhvilloheshin dhe pista tjetër lidhet me lëvizjet e pronarit në shtetin italian.

Sakaq bëhet me dije se shtetasi Gjergji Nasi, nuk është person me precedent penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco