Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Rrëfimi në polici i autorit të sulmit në xhami: Qëllova me thikë se më përndjekin, më shikojnë dhe s’më flasin

Rrëfimi në polici i autorit të sulmit në xhami: Qëllova me thikë se më përndjekin, më shikojnë dhe s’më flasin

20:53, 21/04/2021
A+ Aa A-

“Arsyeja pse e kreva sulmin me thikë në xhami është se ka shumë kohë që disa myslimanë më përndjekin në shtëpinë ku jetoj me qira. Ata më shoqërojnë vazhdimisht duke më shikuar, por nuk më flasin”.

Kjo dëshmi është pjesë nga rrëfimi i Rudolf Nikollës dhënë nga anti terrori, menjëherë pasi ai u prangos nga policia për sulmin me thikë në xhaminë “Dine Hoxha”.

Teksa mësohet se prokuroria do të kërkojë për të masën “arrest me burg” për akuzën e veprimeve me qëllime terroriste së paku kjo do të jetë një vepër paraprake, derisa të përfundojë të gjithë ekspertizat ndaj 24 vjeçarit.

Kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës ndërkohë që shtohet se 34 vjeçari vuan nga problem të shëndetit mendor.

I pyetur nga anti terrori se kush janë këta persona që i përndjekin, i riu shton se emrat e përndjekësve nuk ua di.

Prokuroria thotë për TCH se ka administruar ne spitalin psikiatrik kartelën mjekësore ku vërtetohen problemet e tij shëndetësore.

I riu që plagosi pesë persona në xhami shton se, për një kohë të gjatë ka punuar si picier në Strugë, ku sipas tij ka ndihmuar një person të besimit mysliman.

Ky person i kishte treguar për tu falur. Më pas i arrestuari tregon se ka punuar në një piceri në Medrese dhe se gjatë pandemisë kishte mbetur pa punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco