Përplasja në Elbasan, Arbër Papleka shkoi dhe u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA-s

Përplasja në Elbasan, Arbër Papleka shkoi dhe u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA-s

17:05, 21/04/2021
A+ Aa A-

Arbër Papleka, autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan është vetëdorëzuar në Tiranë, në repartin e forcave RENEA.

Gazetari Artan Hoxha mëson se pasi ka qëlluar me armë zjarri në vendin e ngjarjes, ai është larguar prej andej duke ecur në këmbë për rreth 600-700 metra.

Papleka ka ndaluar një makinë që po kalonte rastësisht në zonë duke i drejtuar armën drejtuesit të saj. Pasi i ka marrë makinën, Papleka është nisur me automjet drejt Tiranës ku është drejtuar për tek reparti i forcave speciale.

Ai ka shkuar në zyrën e komandantit të RENEA-s, ku dhe është vetëdorëzuar. Ky i fundit e ka dërguar atë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku dhe i janë vënë prangat./ABC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PD Elbasan21/04/2021 18:03

Trimi duhet DEKORUAR! Ka qene ne KRYE te detyres dhe ka SAKRIFIKUAR jeten e tij per paprekshmerine e SUBJEKTIT ne ruajtje.

Vuk Karaxhiqi21/04/2021 17:35

Eh ta lumsha cfare pasatdhesish kam lsn. Nuk ka shku kot sperma jrme serbe. Jepi voci jem sa me shume gjak shqiptari.

Shto koment

Denonco