Plagosja në zyrat e PD/ Shpallen në kërkim zyrtarët socialistë

Plagosja në zyrat e PD/ Shpallen në kërkim zyrtarët socialistë

09:04, 20/04/2021
A+ Aa A-

Tre persona janë shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e sekretarit të PD, Bledar Okshtuni në zyrën elektorale në Kavajë.

Përveç Ndriçim Jonuzit (Tahirit) i cili qëlloi me pistoletë në kembë Bledar Okshtunin, janë shpallur në kërkim edhe 29 vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Autori në ato momente ka qenë i shoqëruar nga Markel Shtylla, drejtor i Policisë Bashkiakë Kavajë, dhe Dorian Troplini, edhe ky punonjës i Bashkisë Kavajë.

Mësohet se Troplini dhe Shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin. Ata kanë hyrë në zyrën elektorale dhe e kanë dhunuar Okshtunin me grushte. Me pas ka ardhur Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë.

Jonuzi e ka plagosur 27-vjeçarin brenda zyrës elektorale të PD-së dhe më pas është larguar i qetë nga vendi i ngjarjes.

Në një video të publikuar në media, autori i dyshuar shfaqet i qetë në momentet e para pas kryerjes së krimit, teksa del nga zyra elektorale e PD-së i pashqetësuar nga askush edhe pse vendi ishte plot me qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco