Plagosi besimtarët myslimanë/ Akuza: Veprime me qëllime terroriste

Plagosi besimtarët myslimanë/ Akuza: Veprime me qëllime terroriste

21:05, 19/04/2021
A+ Aa A-

Rudolf Nikolli, plagosi ditën e sotme në një akt çmendurie, pesë besimtarë myslimanë në Tiranë, brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’ në rrugën e Kavajës.

Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, ndërkohë që tashmë mësohet se do të përballet me akuza shumë të rënda.

Çështja e tij i ka kaluar antiterrorit, dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprime me qëllime terroriste.

Ndërkohë që duhet të përgjigjet edhe për një plagosje të ndodhur më herët me thikë ndaj një personi tek terminali në zonën e Laprakës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco