Sulmi te Xhamia, Angelo Massafra: Shprehim solidaritetin e Kishës Katolike për të gjithë myslimanët

Sulmi te Xhamia, Angelo Massafra: Shprehim solidaritetin e Kishës Katolike për të gjithë myslimanët

19:59, 19/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Xhaminë “Dine Hoxha” pasditen e sotme.

Me një mesazh drejtuar Komunitetit Mysliman, Angelo Massafra ka shprehur afërsinë dhe solidaritetin  e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

Gjithashtu ai bën thirrje që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Mesazhi i Imzot Angelo Massafra

“Shumë i Nderuar Zoti Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,

Lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë na ka tronditur të gjithëve.

Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e nëpërmjet jush, të plagosurve e familjeve të tyre, afërsinë e solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

I lutemi Zotit për ju të gjithë, që po jetoni edhe muajin e Ramazanit, për të plagosurit, për komunitetin tuaj e të gjithë shqiptarët që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrat tona e që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Zoti na bekoftë të gjithëve!

Mons. Angelo Massafra o.f.m.

Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco