Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Ky është autori i sulmit me thikë te xhamia e Rrugës së Kavajës

FOTO/ Ky është autori i sulmit me thikë te xhamia e Rrugës së Kavajës

15:16, 19/04/2021
A+ Aa A-

Ky është Rudolf Nikolli, 34 vjeçari nga Burreli i cili ka sulmuar me thikë besimtarët në xhaminë e rrugës së Kavajës.

Dëshmitarë kanë treguar se autori i plagosjeve ka nisur të godasë besimtarët që në ambientet e jashtme të xhamisë.

Më pas ai është futur brenda xhamisë dhe ka qëlluar sërish besimtarët.

Prania e shumë besimtarëve në xhami, ka bërë që të ndërhyhet nga ata dhe të mos kishte më shumë të plagosur.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e  parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ylli19/04/2021 15:41

Duhen denu mjeket qe e kane lene ne ate gjendje turp shtet kukull

Ylli19/04/2021 15:39

Jam nga Klosi e njoh Dolfin ka probleme mendore cfar jan ato trillime ai ka qenë djal Flori ska patur kurrë prob me drejtësinë

Shto koment

Denonco