VIDEO+FOTO/ Sulm me thikë te Xhamia e Rrugës së Kavajës, 5 të plagosur, i arrestuar Rudolf Nikolli

VIDEO+FOTO/ Sulm me thikë te Xhamia e Rrugës së Kavajës, 5 të plagosur, i arrestuar Rudolf Nikolli

15:11, 19/04/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në Xhaminë e Rrugës së Kavajës.

Rudolf Nikolli, 34-vjeç nga Burreli ka qëlluar me thikë 5 besimtarë që ndodheshin në xhami.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e  parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Image

.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kryeminister rame vucic bergovic cubrollovici 19/04/2021 16:59

Te verifikohet lidhja e ketij pleheri me ata te lezhes qe kane hedhur vidjo kunder myslimaneve. Kjo pritej se Mustafa Nano, mentor kikia, kastriot myftari, Nero baze etj kane nxitur kete veprim. Kjo eshte situata

Shto koment

Denonco