Arrestohet për mashtrim në Tiranë italiani ‘1 milionë eurosh’, nën hetim vihet edhe…

Arrestohet për mashtrim në Tiranë italiani ‘1 milionë eurosh’, nën hetim vihet edhe…

13:21, 19/04/2021
A+ Aa A-

Arrestohet në Tiranë shtetasi italian Gabriele Tarroni Longinotti, i akuzuar për mashtrim ndërkombëtar në vlerën e 1 milionë eurove.

Arrestimi ka ndodhur më 29 mars 2021. Italiani akuzohet për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë BP të cilës i ka vjedhur shumën prej 1 milion eurosh si dhe akuzohet falsifikim dokumentash bankare.

Ndërkohë që pas arrestimit, 49-vjeçari Longinotti pritet të ekstradohet drejt Italisë. Krahas tij nën hetim është vënë dhe shoqëria GALA me seli në Tiranë  me administrator  po Gabriele Tarroni Longinotti.

Ngjarja u raportua edhe nga policia shqiptare, ku në një njoftim për mediat, në ato ditë, policia raportoi se: “Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç,  i kapur nga shërbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”./dosja.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco