Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Trafik dhe fushatë/ Mediat italiane: Ngarkesat mbërrijnë çdo ditë nga Shqipëria

Trafik dhe fushatë/ Mediat italiane: Ngarkesat mbërrijnë çdo ditë nga Shqipëria

12:13, 19/04/2021
A+ Aa A-

Kufizimet e lëvizjes të lidhura me pandeminë e Covid-19 nuk e kanë ndalur biznesin e trafikantëve të drogës në Salento, për shkak dhe të pozicionit gjeografik, si një udhëkryq i trafikimit të paligjshëm të kanabisit mes Shipërisë dhe Italisë.

Kjo është ajo që del nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme italiane në lidhje me tremujorin e parë të 2021, ose më saktësisht nga Drejtoria Qendrore për shërbimet anti-drogë  në këtë ministri.

Të dhënat – megjithëse provizore, ndihmojnë për të siguruar një pasqyrë të saktë të trendit të trafikimit dhe tregtisë. Rreth 483.45 kg drogë janë kapur në këtë periudhë midis Leçes dhe provincave të saj.

Konfiskimet kryesore ndodhën në muajt e parë të vitit, në Reggio Calabria (3,338 kg), Romë (1,702 kg), Nuoro (1,179), Varese (1,064), Imola (799) dhe Bari (619).

Historikisht, afërsia me Shqipërinë, nga e cila furnizimet me kanabis mbërrijnë pothuajse çdo ditë për tregun vendas, por edhe për provincat e tjera të Italisë, e bën Salenton një lloj qendre kyçe ku mbërrijnë ngarkesat e trafikantëve, për tu transportuar më pas në destinacione të tjera në Italinë Veriore.

Një nga sekuestrimet më të mëdha në muajt e fundit u krye nga karabinierët e Maglie muajin e kaluar, ku në një furgon të një kompanie të mirënjohur me qira, e cila ishte parkuar për disa orë në një shesh të qendrës tregtare Poggiardo, u kap një ngarkesë e madhe droge prej 320 kg: Mbi 265 kg marijuanë dhe 63.6 kg hashash.

Shumë marihuanë, pra. Situata e gomoneve që kalonin Adriatikun të ngarkuara me drogë nuk mund të arkivohet ende si kujtim, ndërkohë që duket se po shkon më mirë beteja në frontin e drogave të forta. E megjithatë Salento mbetet gjithmonë në dhjetëshen e parë edhe në lidhje me shitjen e heroinës.

Midis janarit dhe marsit 2021, u kapën 10.7 kilogramë heroinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco