Të tjera pamje nga ngjarja tronditëse në Tiranë/ Gruaja ishte shtatzënë

Të tjera pamje nga ngjarja tronditëse në Tiranë/ Gruaja ishte shtatzënë

11:14, 19/04/2021
A+ Aa A-

Një vrasje e dyshifshtë është parandaluar ditën e  djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mes dy personave në bulevardin "Migjeni", ku pas një sherri fizik mes tyre, 39-vjeçari Taulant Mekollari, ka hipur në makinën e tij dhe ka tentuar të godasë me mjetin e tij G. M. dhe bashkëshorten e tij shtatzënë.

Ngjarja është parandaluar nga një punonjës i "Shqiponjave" që ndodhej rastësisht aty, i cili ishte i veshur civil.

Ai ka ndërhyrë menjëherë duke nxjerrë armën nga brezi dhe neutralizuar 39-vjeçarin, ndërsa më pas arrestimi i tij është bërë nga policët e komisariatit nr.6, të cilët ishin njoftuar për konfliktin. Ka qenë pikërisht polici Shkëlzen Tafa ai që ka ndërhyrë.

39-vjeçari Mekollari dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën "Besim Alla" dhe pas disa minutash, te bulevardi "Migjeni" ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi Taulant Mekollari ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.  

39 vjeçari do të përballet me veprat penale "Vrasja e mbetur në tentativë", "Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’. Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje’’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco