Breshëri plumbash drejt makinave të parkuara, ja kujt i përkasin

Breshëri plumbash drejt makinave të parkuara, ja kujt i përkasin

10:45, 19/04/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gomsiqe e Re në Velipojë.

Raportohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit David Ndoci 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco