EMRAT/ Itali, shqiptari vret me çekiç gruan në sy të fëmijëve

EMRAT/ Itali, shqiptari vret me çekiç gruan në sy të fëmijëve

10:10, 19/04/2021
A+ Aa A-

Një krim i rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë ka ndodhur pasditen e së dielës në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vinçencs në Itali.

51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla. Pas vrasjes 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar tek forcat e rendit.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, që në momentin e krimit ndodheshin në banesë.

Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para motivet janë të dobëta e rrjedhë e një grindje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje.

Prej vitti 2017 familja shqiptare ishite transferuar në komunën Pove Del Grappa. Autori i vrasjes punonte si murator, shkruan Ora.

Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar. Fëmijët minorenë për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 19/04/2021 12:28

Si u vritka nena ne sy te femijeve???Sic ka martese ka dhe ndarje. I la femijet jetim dhe te traumatizuar. Gjithe andej degjohemi Vetem per keq.Evropa akoma na quan rrace egersire prandaj nuk na pranon ne zonen e saj.

Shto koment

Denonco