SPAK u kërkon bazën e të dhënave, Shkullaku dhe Bushati nuk pranojnë

SPAK u kërkon bazën e të dhënave, Shkullaku dhe Bushati nuk pranojnë

10:01, 19/04/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në mungesë të trajtimit të nxjerrjes së të dhënave nga database i PS si krim elektoral, kanë kërkuar nga gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, që të dorëzojnë të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës që në fakt janë në duart e qindra socialistëve.

Mësohet se GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka vendosur të detyrojë drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, që publikoi i pari të dhënat, të dorëzojnë databasën me të dhënat personale të 910 mijë personave.

Por drejtuesit e portalit, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, kanë refuzuar t’i dorëzojnë materialin GJKKO për të ruajtur burimin, që sipas tyre mund të vihet në rrezik për shkak se është dhe vetë një anëtar i socialistëve.

Vetë kryeministri Edi Rama jo vetëm që e ka pranuar që patronazhistët dhe database me të dhënat e qytetarëve ekziston, por i ka lavdëruar ata publikisht në një takim që mbajti ditën e djeshme në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari19/04/2021 16:40

BUSHATIT DHE SHKULLAKUT T'U MERRNI TE KEQEN! T'U HANI ATO QE THUHEN DHE ATE QE S'THUHET! BUSHATI, SHKULLAKU DHE BEJTJA JANE 3 GAZETARET DHE ANALISTET ME TE PAVARUR, ME TE DREJTE, ME TE PAANSHEM, ME REALISTE TE SHQIPERISE! ATA JANE IKONA TE GAZETARISE SHQIPTARE! ATA JANE PASURI KOMBETARE! MOS GUXONI T'IU PREKNI ASNJE QIME FLOKU O HAJDUTE! O KRIMINELE TE SPAK! O TE KORRUPTUARIT E PABYTHE TE SPAK! MBAS 25 PRILLIT DO TE LAJME DISA HESAPE EDHE ME JU TE SPAK PER KRIMET TUAJA DHE BASHKEPUNIM ME KRIMINELIN EDVIN KRISTAQ RAMA!

Daj Jaku19/04/2021 14:33

GJKKO dhe SPAK janë kthyer në GESTAPO në shërbim të partisë kriminale në pushtet. Nl vlnd që të arrestojnë kriminelët, hetojnë ata që zbuluan dhe publikuan krimin. Më keq se sigurimi kriminal famëkeq i shtetit komunist. “Drejtësia e re” me bëmat e veta e vulosi pozicionin politik, pra fundin pa lavdi, leu dekun. Varrimi ditën e Hënë më 26 Prill, pa ceremoni mortore, pjesmarrës në varrim E Drama me rilindjen e rivdekur.

Shqiptari19/04/2021 13:05

PO PSE UA KËRKOJNË KËTYRE? ATË DATABASE QË U DEKONSPIRUAR, E KEMI EDHE NE QË TË GJITHË SHQIPTARËT TË DOWNLOADUAR NËPËR CELULARËT DJE LAPTOPËT TANË NË ÇDO SHTËPI!! E KA EDHE ALEKSANDËR VUÇIÇ, EDHE KIM YOUNG UN, EDHE ERDOGANI, EDHE PUTINI, E KANË TË GJITHË, MADJE EDHE SHISH, SHIU, PROKURORIA, EDHE SPAK, BKH, TË GJITHË E KANË. PSE UA KËRKOJNË KËTYRE? NËSE NUK E KANË LE TA MARRIN NGA ÇDO SHQIPTAR! KËTA PLEHRAT E SPAK NË VEND QË TË KAPIN DHE TË ARRESTOJNË UJQËRIT, VAZHDOJNË AKOMA TË KËRKOJNË GJURMËT!

Paga e patronazhisteve19/04/2021 11:17

Patronazhistet kane bere nje pune "dere me dere", me te dhenat qe ia kane dhene shefat e tyre. Me siguri jane paguar, shume pak prej tyre rezultojne te punesuar. Pse nuk e fillojne nga pyetja dhe verifikimi i patronazhisteve, me cfare kane jetuar keto muaj?

Shto koment

Denonco