Elbasan, digjen dy makina të një biznesmeni, i spërkatën me benzinë para se t'u vinin zjarrin

Elbasan, digjen dy makina të një biznesmeni, i spërkatën me benzinë para se t'u vinin zjarrin

07:52, 19/04/2021
A+ Aa A-

Dy makina të një biznesmeni në Elbasan janë përfshirë nga zjarri gjatë natës, të parkuara në lagjen "Emin Matraxhiu".

Makinat "Range Rover" me targa AA 042 VL dhe "Volkswagen" me targa AA 248 BB janë në pronësi të Kujtim Kasnecit, pronar i një biznesi ushqimor me shumicë në qytet.

Makinat ishin pranë shtëpisë së pronarit dhe ka dyshime të forta se zjarri është qëllimisht, pasi dipas dëshmive dy persona me kapele i kanë spërkatur me benzinë para se të shpërthente zjarri.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, autorët e mundshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco