Sherri në Sauk, policia jep detaje: Kush jane tre vëllezërit e plagosur, njëri në spital

Sherri në Sauk, policia jep detaje: Kush jane tre vëllezërit e plagosur, njëri në spital

10:37, 18/04/2021
A+ Aa A-

Tre vëllezër mbetën të plagosur në kryeqytet, prej tyre njëri me mjet prerës pas një konflikti me disa persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në Sauk. Nga policia bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive banale.

“Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në  Sauk të Vjetër,  janë konfliktuar për  motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër). Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të  forta  shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar  me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

Ndërkohë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco